Aktualisht në komunën e Vitisë, situata epidemiologjike është stabile, sa i përket numrit të të infektuarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur dy raste të reja, ndërsa janë 5 tê shëruar, që në total janë 322 të shëruar.
Kurse, për momentin janë 40 raste aktive, u tha në mbledhjen e sotme të rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti.
Është pozitive rënia e numrit aktiv të infektuarëve me Covic 19, gjë që jep sinjale të mira për përmirësim të mëtutjeshëm të gjendjes, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti.
Nga policia e Kosovës u raportua se gjedja ka qenë nën kontroll dhe zbatueshmëria e ligjit anti covid nga ana e qytetarëve është e kënaqshme.