DYLON

Gjykata Themelore në Gjilan tanimë e pajisur me teknikë për seanca gjyqësore virtuale

Gjykata Themelore në Gjilan tanimë e pajisur me teknikë për seanca gjyqësore virtuale
Avatar photo Redaksia

Në vazhdim të angazhimeve drejt një gjyqësori që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe rritje te efikasitetit, sot Gjykata Themelore Gjilan ka pranuar një donacion me pajisje teknike nga #USAID Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë.

Donacionin e ka pranuar Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi së bashku me Administratoren, Florina Jerliu, nga përfaqësuesit e Programit JSSP, Refik Jahjaga dhe Naim Nimani.

Ky donacion vjen si mbështetje që mundëson realizimin e seancave online në shkallë të gjerë.

EkoHigjiena

Kjo ndihmë konkrete u mundëson palëve të marrin pjesë në seancën e caktuar edhe kur pamundësohet prania fizike. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.