Me rastin e festës ndërkombëtare të gruas – 8 marsit, sheshi i Bujanocit sot ishte i zbukuruar me lule ngjyrash dhe lloje të ndryshme, por edhe i mbushur me qytetarë që kishin dal për të blerë dhurata për më të dashurat e tyre.
Lule të gjalla, por edhe ta plastikës, vazo të ndryshme, por edhe komplete bizhuterish, ishin oferta e sheshit të qytetit, duke mos përjashtuar edhe shitoret e kozmetikës dhe butiqet, që sot kanë pasur më shumë punë se ditëve tjera.
Lulet e gjalla mund të tregtoheshin me një çmim prej 50 dinarë, deri më të shtrenjtat 2.500 dinarë, ndërsa shitësit na thanë se janë të kënaqur me shitjen, raporton Titulli.com.
Por, cili është trajtimi i femrës në shoqërinë tonë, në veçanti në komunën e Bujanocit, në arritjen e barazisë gjinore, të proklamuar me të madhe nga liderët politik e institucional.
Sa i përket punësimit, të dhënat nuk janë edhe aq të favorshme për femrat tona.
Sipas një studimi të Shoqatës së grave afariste në Bujanoc, në komunën e Bujanocit janë të punësuara gjithsej 1.858 femra, apo 38.1 për qind e të punësuarve, ndërsa në Preshevë 852 femra apo 27.6 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, përcjell Titulli.com.
Si çdo vit, edhe në këtë vit restoranet e Bujanocit kanë organizuar ndeja për femrat, ku zakonisht ka interesim të lartë nga ana e femrave të komunës sonë.
video:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=25027