Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme
Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë po shënohet edhe në Kosovë, duke u mbajtur një sërë aktivitetesh.
Shënimi i kësaj dite po bëhet për herë të gjashte në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete duke filluar nga mbajtja e një tryeze të rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV .
Mbajtja e tryezës së rrumbullakët do të mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa shpërndarja e materialeve edukativo-shëndetësore bëhet pranë obeliskut “NEWBORN-it.