/2L ONLINE/ – Me qëllim që nxënësit të njihen mbi rëndësinë e të ushqyerit e shëndetshëm dhe në kuadër të ditës botërore të ushqimit, sot në shkollën e fshatit Goshicë është mbajtur një ligjëratë me nxënësit e ciklit të ulët.
Kjo ligjëratë është mbajtur nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, në bashkëpunim me personelin arsimor të kësaj shkolle. Gjatë kësaj ligjërate nxënësit janë njoftuar mbi ndikimin e ushqimit në shëndet dhe mbi mënyrën e të ushqyerit e shëndetshëm.
Vjollca Kadolli- Hallili e cila ligjëroj para këtyre nxënësve ndër tjerash tha se nismat e tilla si të drejtorit të kësaj shkolle, Musa Ramizi janë shembull edhe për shkollat të tjera pasi sipas saj është i një rëndësie të veçantë që të rinjtë të njoftohen dhe të këshillohen mbi ndikimin e ushqimit në shëndetin e tyre.
Përndryshe Dita Botërore e Ushqimit u shpall në nëntor 1979, për ta kujtuar rëndësinë e të ushqyerit, mungesën e ushqimit në botë dhe luftën kundër urisë, si dhe faktin se bota ende nuk ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. /2L ONLINE/