Me rastin e shënimit të kësaj dite, Kryetarja e Grupit të Grave, Suna Zajmi Krasniqi, Nënkryetatja GGK, Azemine Maliqi, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Teuta Kastrati, si dhe Nazmije Demolli-Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, vizituan Stacionin Policor të Kamenicës, njësinë përkatese, ku u takuan me Përgjegjësen e këtij Sektori znj.Mirsije Kastrati.
Qëllimi i takimit ishte informimi rreth numrit të rasteve gjatë këtij viti të dhunës ndaj grave.
Sipas, Mirsije Kastratit, rastet e dhunës ndaj grave janë pothuajse të njejta krahasuar me vitin paraprak, ku gjatë këtij viti janë gjithsej 20 raste të dhunës në familje, prej tyre 18 janë shqiptare, 1 serbe dhe 1 rom.
Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, shënohet me qëllim të parandalimit të dhunës ndaj grave, e cila është një prej shkeljeve më të rënda të të drejtave të njeriut.
Bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi, për parandalimin e dhunës ndaj gruas është i domosdoshëm, me qëllim të parandalimit të dhunës ndaj grave dhe për të formësuar një ambient të përgjithshëm ku dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe e pa tolerueshme.
Gjatë kësaj dite për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, janë shpërndarë vetëm fletëpalosje me informacione sa i përket rëndësisë së kësaj dite. /2LONLINE.com/