25 vjeçari Shefat Isufi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ka fituar titullin kampion i Evropës në IBF kategoria gjysmë e rëndë. Ai mundi kundërshtarin e tij Sllavisha Simonoviq nga Serbia gjatë boksimit që u zhzvillua në Regensburg të Gjermanisë.
Shefat Isufi deri më tani ka 24 boskime me 19 fitore, 3 humbje dhe dy barazime.
Ky boksier nga Lugina ka arritur të tregojë profesionalizëm e kulturë të lartë sportive dhe është një nga boksierët e rrallë që nga një klub lokal depërton në arenën ndërkombëtare./Titulli.com/