DYLON

KMDLNj kërkon të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar ndaj aktivistit të VV-së

Avatar photo Redaksia

KMDLNj ka pranuar informatë se ndaj një qytetari është përdorë dhunë dhe se i njëjti ndodhet në Qendër të Ndalimit në Prishtinë. Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në kuadër të mandatit për respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria më 29 dhjetor kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

KMDLNj ka pranuar informatë se ndaj një qytetari është përdorë dhunë dhe se i njëjti ndodhet në Qendër të Ndalimit në Prishtinë. KMDLNj ka vizituar Qendrën dhe takoi të ndaluarin në fjalë , Egzon Azemi, 20 vjeçar nga Prishtina.

EkoHigjiena

Egzon Azemi aktivist i VV ishte arrestuar një ditë më parë (28.10.2015 ), rreth orës 18:00, afër kinemasë ABC në Prishtinë, pasi kishte sulmuar me vezë ministrin e bujqësisë së Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.

“E. A. aktivist i VV pohoi se është sulmuar nga vet ministri së bashku me 5 rojet e tij. Të njëjtët për 15 minuta kishin vazhduar ta rrahin të riun deri sa kishte ardhur policia e Kosovës. E. A. aktivist i VV pohoi se edhe njëri nga policët (pohon se mund ta identifikojë) e ka maltretuar duke i shtypur me këmbë kokën në tokë”, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.

Gjatë vizitës së monitoruesve të KMDLNj–së vëreheshin shenja të dhunës në kokë dhe fytyrë.

Pas arrestimit i lartcekuri pohoi se është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Emergjente në QKUK në Prishtinë. Gjithashtu sot ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe gjatë vizitës së monitoruesve pritej ekipi mjekësor i QKUK–së.

I lartcekuri pohoi se është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk kishte vërejtje në sjelljen e stafit të Qendrës së Ndalimit.

“KMDLNj kërkon të zhvillohen hetime për dhunën e ushtruar si nga Prokuroria e Shtetit ashtu edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës. Në bazë të asaj që shihej gjatë monitorimit, është ushtruar dhunë brutale dhe si e tillë është e dënueshme. KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin në fjalë. Për KMDLNj – në është e papranueshme sulmi me vezë mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk e arsyeton dhunën”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.