Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit ka bërë me dije se Aleanca po fillon sesionin vjeshtor të punës së saj, pas pushimeve vjetore. Në mbledhjen e sotme të kryesisë, me votë unanime Shef i Shtabit Zgjedhor për Aleancën në Gjilan, është zgjedhur Sokol Haziri.
”Aleanca në Gjilan është e përgatitur fuqishëm për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit të vitit 2025. Uniteti e profesionalizmi, përvoja e serioziteti, e bëjnë Aleancën dhe njerëzit e saj të pakonkurentë dhe të vetmen alternativë e cila paraqet shpresë për zhvillim e integrim të Kosovës”, ka thënë i pari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica. /2LONLINE/