Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se e mbështet idenë për vazhdimin e praktikës së ulëseve të rezervuara për pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës edhe për një mandat.
Sipas saj, mungesa eventuale e vullnetit politik për këtë, brenda legjislativit të Kosovës, do të ishte zhgënjyes, edhe pse e ka bërë të qartë se ky është një vendim të cilin duhet ta marrin deputetët e Kosovës.
”Sa i përket reformës zgjedhore, ne jemi për vazhdimin e ulëseve të rezervuara edhe për një mandat. Por, fundja ky nuk është një vendim që merret nga ne, por nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Jacobson. Sipas saj, sigurimi i 2/3 së votave në Kuvend do të jetë sfidues, por jo edhe i pamundur, sepse një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë.