DYLON

Eskalon situata para Rektoratit te UP-së(Foto-Video)

Avatar photo Redaksia

Studentët, shoqëria civile dhe aktivistë të partive politike kanë hyrë në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Raportohet se situata ka filluar të eskaloj, protestuesit kanë filluar përleshjet me policët, raporton zeri.info.

Raportohet se Policia e ka provokuar situatën dhe më pas kanë filluar përleshjet. Policia ka përdorur dhunë mbi protestuesit po ashtu ka hedhur gaz lotësjellës, raportohet për disa protestues të lënduar mirëpo nuk dihet ende numri i tyre.

EkoHigjiena

Ndryshe, sot, në ora 12 ka nisur marshi prej Sheshit Skënderbeu dhe nga Menza e studentëve për t’u bashkuar në kërkesën e tyre për largimin e Ibrahim Gashit nga pozita e Rektorit.

Në protestë kanë dalë edhe Veton Surroi, Flaka Surroi, Halil Matoshi, Lulëzim Peci, Ilir Deda.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.