Pas një edicioni të plotë me Liverpoolit, duket se Xherdan Shaqiri do të largohet nga klubi, derisa West Ham duket destinacioni i preferuar i 27-vjeçarit.
Dhe “Daily Post” shkruan se West Hami ka filluar të interesohet për mesfushorin nga Zhegra e Gjilanit.
Mediumi i sipërpërmendur shkruan se West Ham do të ofrojë 22.5 milionë funte për Shaqirin, shumë të cilën e kërkon vetë klubi nga “Anfield”.
Liverpooli e bleu Xherdan Shaqirin për 13.5 milionë funte në afatin kalimtar të verës së kaluar, dhe fillimi i tij në “Anfield” ishte mahnitës.
Shaqiri e përfundoi edicionin në Premierligë me gjashtë gola dhe tre asistime, dhe kampanja e tij te Liverpooli nuk mund të cilësohet e dështuar.