Ylli shqiptar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri përsëri ka shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit Pep Guardiola. Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, është shprehur i irrituar që tekniku spanjoll sërish nuk e inkuadroi në lojë si titullar në fitoren ndaj Wolfsburgut (2-1).
Shaqiri në këtë ndeshje, është inkuadruar në minutën e 62-të në vend të Mario Gotzes. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ish mesfushorit të Baselit.
“Trajneri ka vendosur kështu, ju duhet të pranoni. Më duhet ta pranoj këtë vendim, edhe pse nuk mund ta fsheh që jam i zhgënjyer që nuk isha pjesë e formacionit titullar”, ka thënë Shaqiri, transmeton “Blick”.
Ai ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij. “Nuk dua të flas për transferim, mjaft është thënë deri tani. Unë dua të përgjigjem vetëm në lidhje me lojën”, theksoi ai.
Shaqiri gjatë kësaj verë ka qenë i lidhur me kalimin në Juventus, Atletico Madrid dhe Liverpool.
http://www.rtklive.com/?id=4&r=2318