DYLON

Gjermania dhe Çekia e mbështesin agjendën evropiane

Avatar photo Redaksia

Dy ministrat informuan kolegë të institucioneve Çeke dhe Gjermane për progresin në kuadër të miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesit të liberalizimit të vizave dhe reformave. Në kuadër të lobimit për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave në Pragë dhe Berlin, u.d. ministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, takuan përfaqësues të institucioneve të Çekisë dhe Gjermanisë.

Gjatë qëndrimit në Pragë dy ministrat zhvilluan takimet me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Martin Tlapa, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Tomash Prouza dhe anëtarët e Komitetit për Çështje Evropiane të Senatit të Republikës së Çekisë, ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie zyra e informimit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Berlin u.d. ministri Kasapolli takoj të ngarkuarin për çështje të jashtme të BE-së dhe marrëdhënie me vendet anëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Joachim Bleicker.

“Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e përgjithshme politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe marrëdhëniet bilaterale. Dy ministrat informuan kolegë të institucioneve Çeke dhe Gjermane për progresin në kuadër të miratimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi, procesit të liberalizimit të vizave dhe reformave ekonomike. Përfaqësuesit e institucioneve Çeke dhe Gjermane konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për agjendën Evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.