DYLON

Tragjedi në Algjeri, futbollisti vritet në fushë

Avatar photo Redaksia

Tragjedi në futbollin algjerian. Albert Ebbose Boojongo sulmuesi kamerunas i ekipit Js Kabylie u nda nga jeta të shtunën pasi u godit në kokë me një send të fortë nga tifozët e skuadrës së tij. 26-vjeçari i cili momentalisht udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin algjerian me 17 finalizime u godit me një gur në kokë nga fansat e Js Kabylie në përfundim të sfidës që ekipi i tij humbi në shtëpi me shifrat 1-2 ndaj skuadrës Usm Alger.

Albert Ebbose Boojongo arriti të shënonte golin e vetëm për Js Kabylie në atë takim teksa kthehu në gol një 11-metërsh.

EkoHigjiena

Por edhe pse ai ishte padiskutim lojtari më i mirë i ekipit, fansat të acaruar për disfatën e skuadrës së tyre shfrynë ndaj futbollistëve dhe fati u tregua mizor me sulmuesin kamerunas, pasi 26-vjeçari afrikan nuk arriti ti mbijetonte goditjes që mori në kokë.

Futbollisti u nda nga jeta gjatë kohës që ambulanca po e transportonte në spitalin më të afërt.

Mëngjesin e të shtunës Ebosse Boojongo kishte marrë vesh lajmin e gëzuar se ishte bërë baba pasi bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë fëmijën e tyre, por fati mizor nuk e deshi që lojtari kamerunas t’i gëzohej këtij fakti, pasi vetëm pak orë më pas ai gjeti vdekjen aty ku më pak e priste, në një fushë futbolli dhe përpara fansave të tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.