Xherdan Shaqiri është i vendosur të qëndrojë te skuadra e Liverpoolit, pasi së fundi ka refuzuar huazimin te Galatasaray.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja turke “Sozcu Gazetesi”, që ka njoftuar se drejtuesit e Galatasarayt parimisht kishin arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Shaqiri ka refuzuar huazimin te Galatasaray, pasi dëshiron të mbetet te Liverpooli. Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin për huazimin e tij, me detyrim të blerjes në fund të këtij edicioni. Por Shaqiri prishi planet e Galatasarayt”, ka shkruar gazeta turke.
Shaqiri 27-vjeçar, këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Liverpooli dhe vazhdimisht ka qenë i lidhur me një largim nga ekipi anglez në janar.
Ai këtë edicion ka tetë paraqitje dhe një gol në të gjitha garat me Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Shaqiri para Liverpoolit, karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayerni e Baseli.