Futbollisti Filonit Shaqiri dhe Drita kanë përfunduar marrëveshjen. Bisedimet për rinovimin e marrëveshjes nuk kanë rezultat të suksesshme, ndërkohë që dy palët tashmë janë ndarë në mënyrë paqësore.
25 vjeçari nuk ka dalë në asnjë seancë stërvitore me ‘bardhekaltërit’ në këtë afat kalimtarë, derisa stërvitjet nuk i ka ndërprerë për asnjë moment të vetëm duke u përgatitur në mënyrë individuale.
Në drejtim të Shaqirit kanë ardhur disa oferta nga klubet e Superligës, por e ardhmja e tij do të mbetet në pikëpyetje edhe për ditët në vazhdim, pasi futbollisti akoma nuk ka vendosur.