Një qytetar në Kamenicë thotë se është shantazhuar përmes telefonit, me këtë rast ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Kamenicë, ankuesi ka raportuar se përmes telefonit me SMS është shantazhuar nga një i dyshuar i panjohur.
Atij iu janë kërkuar një shumë parash në të kundërtën do t’i publikohen në rrjete sociale disa video të jetës së tij private, thuhet në raportin e policisë
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime. /2LONLINE.com/