Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Sipas tij, aktualisht pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, i pamundur.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur. Sipas Shalës, pajtimi mund bëhet vetëm në bazë të vullnetit të të dyja palëve dhe pasi të pranohet e vërteta.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se procesi i pajtimit mund të shkojë përpara vetëm nëse udhëhiqet nga njerëz kredibilë dhe të besueshëm për të dyja palët…
BURIMI: Epoka e Re