DYLON

Çudi dhe absurditet në parlamentin serb, në atë shqiptar dhe në atë të Kosovës!

Çudi dhe absurditet në parlamentin serb, në atë shqiptar dhe në atë të Kosovës!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami ARIFI

EkoHigjiena

Çudi dhe absurditet i të gjitha palëve!…

Në parlamentin serb kacafytje fizike në mes opozitës dhe pozitë kush më shumë po ngul këmbë me i riokupuar trojet e huaja, në këtë rast të Kosovës, derisa parlamentarë shqiptar ata nga pozita me këmbëngulje ishin në mosdënimin e gjenocidit në Srebrenicë të bërë nga shteti serb, që, opozita e kishte inicuar, kurse në parlamentin e Kosovës, opozita së bashku me Serbinë duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve, ngul këmbë kundër mazhorancës për formimin e të ashtuquajturit „Asociacion i Komunave serbe“ që në një kohë jo të gjatë, ky asociacion, nënkupton dhënien e territoreve të vete shtetit të huaj, Serbisë, çudi dhe absurditet i të gjitha palëve të çoroditura.

-Në parlamentin serb kacafytje në mes pozitës dhe opozitës si duhet vepruar për t‘i ripushtuar trojet  e huaja, në këtë rast të Kosovës, që më parë i kishin të okupuara, thjeshtë kjo kacafytje për të mos ndryshuar qëndrim assesi, qëndrim për riokupim, çudi dhe absurditet i kohës!…

-Pozita shqiptare këmbëngulëse në parlamentin shqiptar për të mos dënuar gjenocidin nga e bërë nga Serbia në Srebrenicë, të inicuar nga opozita, kjo nënkupton për të mos dënuar gjenocidin e makinerisë serbe edhe në Kosovë, çudi dhe absurditet i kohës!…

-Ndërsa në parlamentin e Kosovës, opozita duke menduar për ta rrëzuar qeverinë e tanishme për të marrë pushtetin, jo për të forcuar shtetin, përmes asociacionin del pothuajse me kërkesa  në kuptimin e njëjtë që ka Serbia, madje, duke iu imponuar edhe faktorit ndërkombëtar kërkesën e tillë si të drejtë për asociacion për të ashtuquajturin „Asociacioni i Komunave Serbe” në Kosovë, përkundër rezistencës që bën pozita brenda në parlamenti dhe jashtë parlamentit në mosformimin e asociacionit të cekur më parë, madje përtej çudisë dhe absurditetit të kohës!… /2LONLINE/