Futbollisti i Dritës, Xhevdet Shabani, vazhdon të jetë ndër futbollistët më të mirë në futbollin kosovar.
Kjo pasi, sot Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur më të mirët e vitit 2019 në futbollin kosovar, dhe aty ishte edhe Xhevdet Shabani në pozitën e tij në formacionin e vitit, shkruan 2LONLINE.com.
Përkundër moshës mbi të 30-tat, Shabani vazhdon të jetë ndër më të mirët edhe te Drita, e cila vazhdon ta ketë nën petkun e saj.
I njohur si ‘Rrapa’, Shabani është pjesë e Dritës tani e disa vite, ndërsa me këtë klub ka fituar gjithcka në kampionatin 2017/18, kur edhe u shpall kampion i Kosovës.
Më tej, po në atë vit, Shabani u shpall lojtari më i mirë i kampionatit, duke kontribuar edhe për ‘bardhëekaltërit’, jo vetëm në Superligë, por edhe në garat ndërkombëtare.
Për këtë arsye, ‘Rrapa’ sic e quajnë tifozët e Dritës vazhdon të jetë ndër futbollistët më të pëlqyer te Drita dhe ai ka treguar disa herë lidhjen e sinqertë që ka me “Intelektualët”.
Suksesit të tij sot i gëzohen të gjithë te Drita, klubi dhe tifozët janë krenarë.
“RRAPAAAAA
Xhevdet Shabani, i padiskutueshëm në mesin e më të mirëve të superligës së Kosovës!
Paq fat Rrapo!
FC DRITA”, shkruhet ne njoftimin zyrtar te Drites.