Sot, me 5 janar mbushen 5 vite kur vdiq njëri prej figurave emblematike të luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar. Orët e para të lëvizjes studentore të vitit 1981 e gjejnë në ballë të saj bashkë me dëshmorin e kombit Nuhi Berisha. Shaban Shala ishte po ashtu ndër të parët e organizimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktivisht punoi deri në ditët kur vdekja pamëshirshëm e mori në kohën më të mirë. Tani ai është dekoruar me titullin “Heroi i Kosovës”, thotë historiani Izmi Zeka.