Një peshkatar kenian ka notuar 5 kilometra për t’iu arratisur policisë.
Ai u hodh në Liqenin Viktoria në mënyrë që ti shpëtonte oficerëve të armatosur detarë të Ugandës, që i konfiskuan varkën gjatë një ekspedite peshkimi pranë plazhit të Majanjit.
Ben Wandera nga fshati Buduong’i tha se notoi për rreth 5 kilometra për të shpëtuar jetën e tij.
Ai rrëfeu se gjatë incidentit të orës 01:00 të natës, tre kolegët e tij u arrestuan dhe u dërguan në një kamp ndalimi në Ugandë.
Me ndihmën e xhaketës që kishte veshur notoi në brigjet e liqenit pranë qytetit Sio Port.
Ai i kërkoi Presidentit Uhuru Kenyatta që të vendosë menjëherë oficerë detarë kenianë për t’i mbrojtur nga sulmet.