Ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës. Këtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, duke u shrpehur: “Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”
Postimi I plotë:
Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës.
Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale.
Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara.
Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer.
Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona! /2LONLINE/