Sevdail Robelli, është zgjedhur kryetar i degës së Nisma Socialdemokrate në Gjilan.
Robelli në profilin e tij në facebook ka shkruar se nga sot ka filluar edhe zyrtarisht aktivitetin politik si kryetar i Degës së NISMA-s në Gjilan.
Ja postim i tij i plotë.
Miq, shokë, familjarë
Dua të ju informojë se nga sot kam filluar edhe zyrtarisht aktivitetin politik si Kryetar i Degës së NISMA Socialdemokrate në Gjilan. Me mbështetjen e secilit prej jush besoj fuqishëm se qytetit të Gjilanit do t’i ofrojmë një perspektivë të re.
***
Po ashtu , edhe lideri i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka shkruar në profilin e tij për zgjedhjen e Robellit në krye të Nisma-s në Gjilan duke thënë se kjo është bërë në kuadër të procesit të ristrukturimit të degës.
Ja postimi i plotë i Limajt:
Sot vizitova degën e Nismës në Gjilan ku takova strukturat drejtuese të degës sonë. Dega jonë në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë e kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i urova suksese në detyrën e re.
Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë tonë që bashkë ta vazhdojmë rrugëtimin për fuqizimin e Nismës në Gjilan.
Strukturat e Nismës i përgëzova për aktivitetin e tyre gjithmonë në funksion të rritjes dhe zgjerimit të konceptit socialdemokrat.
Sot jemi në një moment ku është koha të zhvillohemi edhe më shumë, sepse sipas të gjitha matjeve, mbështetja për Nismën në Gjilan është dyfishuar.