DYLON

U mbajt ceremonia e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë

U mbajt ceremonia e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

U mbajt ceremonia e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë, ku të pranishëm ishin paneli vlerësues, mysafirë nderi dhe qytetarë të shumtë.

Me fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati që ndër të tjera e konsideroi ngjarjen e ditës si moment të veçantë për komunën. Ai e bëri një përshkrim të shkrutër të qytetit të Kamenicës si qytet urban, qytet i gjelbër, ndërsa z. Kadri Qehaja e prezantoi Kamenicën në retrospektivë duke u bazuar në eksperiencën e tij shumë vjeçare.

Me fjalë përshëndetëse për të pranishmit u drejtua edhe zëvendës ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu.

EkoHigjiena

Pas prezantimeve, të pranishmëve iu drejtua paneli vlerësues përzgjedhës ku prezantoi argumentet mbi të cilat bëri përzgjedhjen e projekteve për projektin ideor më të mirë ‘‘Ndërtimin e Bulevardit në Kamenicë’. Forma e vlerësimit të projekteve ideore ‘Ndërtimi i Bulevardit në Kamenicë’ ishte në formë të shifrave duke e lënë kështu që të bëhet vlerësim i drejtë dhe më i miri.

Gjithashtu të pranishmit patën mundësinë që të shohin të gjitha projektet garuese e kështu të bëjnë përzgjedhjen e projektit ideor që më pas mori çmimin i publikut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.