Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Kamenicë si dhe Agjensionin Zhvillimor Rajonal Lindje, kanë mbajtur sesionin informues për bizneset, lidhur me thirrjen “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar“ 2023.
Rikujtojmë që për rajonin zhvillimor Lindje (Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Viti, Hani Elezit, Novobërdë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpcë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: [email protected].
Data e fundit per aplikim: 05.06.2023, ora 16:00. /2LONLINE/