• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Ministri Mehaj ka pritur në takim senatorin amerikan, Gary Peters

Redaksia 2LONLINE 22 Maj, 2023 2 min
 Ministri Mehaj ka pritur në takim senatorin amerikan, Gary Peters

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, ka pritur në takim senatorin amerikan Gary Peters, të shoqëruar nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Në këtë takim diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, kontributin e ofruar nga Kosova si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku po ashtu, gjatë takimit Ministri Mehaj theksoi faktin e mbështetjes që Rusia ka nga Serbia në Ballkan, si i vetmi shtet që në vazhdimësi ka përkrahur politikat pro-ruse dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj këtij agresori.

Gjithashtu, Ministri Mehaj e njoftoi senatorin Peters për zhvillimet në Kosovë, procesin e dialogut me Serbinë, si dhe avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, e po ashtu për ushtrimin ndërkombëtar që po zhvillohet në Kosovë, “Defender Europe ’23”, si shembull konkret që dëshmon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë.

Në anën tjetër, senatori Peters shprehu vlerësimin e tij të lartë për avancimet që Kosova ka bërë jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, por, gjithashtu në mirëqeverisjen e vendit në shumë drejtime, duke dëshmuar qëndrimin pro vlerave perëndimore dhe pro NATO-s, aleancës që stoikisht mbështetë ruajtjen e paqes dhe pavarësisë së shteteve. /2LONLINE/

Etiketa:enatorin amerikan FSK Gary Peters Ministri Mehaj rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023
N'rrjet

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com