Organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) në qytetin e Vitisë, është mbajtur një sesion informues lidhur me zbatimin e projektit trevjeçar (2020-2022) “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.
Projekti synon përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor .
Të pranishmit i ka përshëndetur zv/kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Kurse sipas Arlinda Sahiti, Drejtoresh[ për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ky projekt do të kontribuoj që fermerët, gratë̈, të rinjtë̈ dhe studentet përmes aktiviteteve përkrahëse me grante, punë praktike aftësim profesional të krijojnë kushte për aktivitetet bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave punësimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike te tyre.
Të pranishmit u njoftuan më gjërësisht lidhur me rëndësinë e këtij projekti nga përfaqësuesja e IADK-së, znj. Sylejman Bunjaku .
Ndërkaq bëhet me dije se ky projekt bashkëfinancohet në Viti nga donatori BfDW nga Gjermania me Komunën e Vitisë. /2LONLINE.com/