Mbështetje për OSHC-të me Grante të Vogla dhe Mesme për zbatim të projekteve në njërën nga tri fushat tematike: Mbrojtja e Mjedisit, Energjia e Gjelbër dhe Ekonomia Qarkore.
Balkan Green Foundation (BGF) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë publikuar Thirrjen e radhës për Propozime për Organizatat e Shoqatës Civile (OSHC), si pjesë e projektit ‘Empower – Engage – Build Ownership’, i financuar nga BE, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Skema e mbështetjes financiare synon të ndihmojë OSHC-të në Kosovë për të zbatuar projekte që adresojnë fushat tematike të projektit: Mbrojtjen e mjedisit, Energjinë e gjelbër dhe Ekonominë qarkore dhe përmirësimin e situatës në terren.
Andaj, në kuadër të kësaj thirrje, BGF dhe INDEP organizojnë sesione informative lidhur me procesin e aplikimit për grante (të vogla dhe të mesme), përmes së cilave synohet mbështetja e OJQ-ve/OSHC-ve për të fituar mundësinë të zbatojnë projektet dhe iniciativat në fushat e lartëpërmendura.
Për t’iu ofruar më shumë detaje rreth procesit të aplikimit, ne po vijmë afër jush! Andaj, ju ftojmë të jeni pjesë e sesionit informativ në Gjilan, më 2 Tetor 2019, në Hotel Kristal, nga ora 11:00.
Për më shumë informata, vizitoni www.balkangreenfoundation.org/eu
Ju mirëpresim!
Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)