DYLON

Në UKZ mbahet sesion informues nga YCS

Në UKZ mbahet sesion informues nga YCS
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u organizua sesion informues për studentët e UKZ-së nga përfaqësuesit e Young Cell Scheme (YCS).

Qëllimi kryesor i këtij organizimi është të udhëzojë, mbështesë dhe mobilizojë studentët që të përfitojnë nga mundësia e programit dhe të aplikojnë për bursë post-diplomike(Master).

EkoHigjiena

Young Cell Scheme, ka filluar aktivitetin qysh në vitin 2004 dhe tani është kthyer dhe do të vazhdojë të ofrojë një mundësi për studentët e rinj në Kosovë për të studiuar në universitetet më të mira të vendosura në shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar një bursë njëvjeçare, dy vjeçare dhe mundësinë për përfituesit të punojnë për shërbimin civil të Kosovës, pas përfundimit të programit.

Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.