Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka theksuar se nuk parashikon skenarin boshnjak të trazirave sociale në Maqedoni dhe Kosovë.
“Nuk dua të parashikoj çështjet e trazirave/protestave, por edhe Kosova edhe Maqedonia kanë vuajtur pasoja e stanjacionit të cilat Bosnja dhe Hercegovina i ka vuajtur për rreth 8 vjetët e fundit. Marrëveshja e Kosovës me Beogradin për veriun lëvizi një burim të mundshëm destabiliteti. Në Maqedoni mendoj se anëtarësimi i NATO-s do ti kontribuonte një marrëveshje të mirë në kuptimin që vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Procesi politik normal në Kosovë dhe Maqedoni është i një formati shumë më të mirë sesa në Bosnje, që në fakt është i hendikepuar me një kushtetutë që promovon nacionalistët në pushtet dhe lë pak hapësirë për çështjet me baza politike. Por qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë duhet të shikojnë me interes Bosnjën si një model që duhet shmangur”, ka deklaruar Serwer në një intervistë për agjencinë ballkanike të lajmeve IBNA.
I pyetur se si e vlerëson çështjen e bllokimit të Maqedonisë në planin e integrimeve euroatlantike, ai theksoi se e vetmja pengesë reale për Maqedoninë është mosmarrëveshja me Greqinë për cështjen e “emrit”, e cila në thelb është çështje rreth identitetit maqedonas dhe grek dhe, jo emrit.
“Forcat ushtarake të Maqedonisë kanë shërbyer në Afganistan dhe strukturat e saj menaxhuese plotësojnë kriteret e NATO-s, nëse e kuptova saktë. Do të dëshiroja ta shikoja Maqedoninë të bëhej pjesë e NATO-s më shpejt sesa marrëveshja e përkohshme për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ajo nuk do të ishte e mundur për BE-në, e cila është akoma larg në çdo aspekt”, deklaroi analisti amerikan për Ballkanin.
Duke folur për zhvillimet në Ballkan dhe mundësinë e pajtimit midis popujve, Server thekson se njohja është një çështje e ndryshme nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
“Pajtimi do të marrë një apo dy gjenerata kohë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një çështje e vullnetit politik. Institucionet qeveritare mund të bëjnë të ndodh çdo gjë për të cilin ata vendosin”, theksoi Daniel Serwer./INA/