Anëtari i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Srgjan Mitroviq, që ishte përjashtuar disa here nga seance, erdhi edhe në seancën e sotme, por sërish u përjashtua pasi kështu vendosen anëtarët tjetër të Kuvendit Komunal që përbëhet nga 35 anëtarë.
Siç ju kemi informuar edhe më herët, këshilltari komunal Srgjan Mitroviq, ishte përjashtuar nga seancat, për shkak të emërimit të tij në strukturat paralele të Serbisë dhe refuzimit që të deklarohet nëse i njeh institucionet dhe ligjet e Kosovës, sipas të cilave ai është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal dhe se nuk i takon atyre strukturave ilegale.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit Valentina Bunjaku – Rexhepi ka thënë se Mitroviq ka ofruar me shkrim arsyetim se është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Mirëpo , ai nuk ka sjellë dëshmi tjetër se është tërhequr nga strukturat paralele, ku ekzistojnë dëshmi se ai zgjedhur, ashtu siç kërkojnë anëtarët e Kuvendit të të gjuha subjekteve.
Sahit Abazi (PDK) në fjalën e tij ka pyetur se a i ka plotësuar Mitroviq ato që i a kanë kërkuar kolegialisht për të qenë pjesë e Kuvendit duke respektuar kushtetutën e Kosovës që njeh veç një palë të institucioneve, e ato janë ato të zgjedhura me votën e lirë të popullit.
Abazi tha se edhe Mitroviqi është zgjedhur me votë të popullit, por ai është zgjedhur edhe në struktura ilegale të një shteti tjetër dhe kjo është e papranueshme, shkruan 2LONLINE.
Ai tha se nëse Mitroviqi nuk është larguar nga ato institucione fantome të Serbisë në Kosovës atëherë kjo është e papranueshme, dhe ai është i padëshirueshëm këti
Pas kësaj, kryesuesja e Kuvendit nxori në votim këtë çështje dhe se kuvendarët unanimisht vendosën që Mitroviq të përjashtohet edhe nga seanca e sotme.