Komuna e Vitisë, ka vazhduar me masat e dezinfektimit si masë parandaluese të përhapjes së virusit pandemik COVID-19.
Sot, sërish është bërë dezinfektimi i hapësirave tek kisha dhe ambulanca e fshatit Stubëll të Vitisë, i cili fshat me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është shpallur vatër e infeksionit pasi që disa banorë të këtij lokaliteti ishin prekur nga virusi COVID-19.