DYLON

IKSHPK pranon një doanacion nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF

IKSHPK pranon një doanacion nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike falënderon Fondin për Zhvillim Komunitar – CDF i cili vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë COVID -19 në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së COVID -19, në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF ka dorëzuar:

– Aparaturën për testimin për COVID -19 të njohur si RT PCR,
– Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe
– Material shpenzues për këto testime.

EkoHigjiena

Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19.

Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.