Senati i Universitetit të Prishtinës ka rikonfirmuar përkrahjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të zgjedhur nga ky Senat. Ata madje në mbledhjen e sotme kanë organizuar një votëbesim, ku pas votimit të fshehët u konfirmuar se 5 anëtarët të vazhdojnë të kryejnë detyrat sipas dispozitave në fuqi.
Në mbledhjen e së enjtës, senatorët konstatuan se anëtarët e KD të UP-së të zgjedhur nga Senati kanë kryer si duhet punën e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Pas votimit të fshehtë, u konfirmua se anëtarët e këshillit drejtues të zgjedhur nga Senati, si Behxhet Mustafa, Beqir Sadikaj, Ajvaz Berisha, Safet Merovci dhe Blerim Kamberi të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe të përfaqësojnë mendimet dhe qëndrimet e Senatit të UP-së në Këshillin Drejtues sipas dispozitave ligj ore ne fuqi.
Senati, po ashtu ka kërkuar që Këshilli Drejtues i UP-së, urgjentisht të zgjedhë ushtruesin e detyrë së rektorit, i cili më pas do t’i propozojë së paku tre prorektorë.
Kurse, lidhur me ndryshimet që do të bëhen në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e UP-së, senati ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që gjatë procedimit të marrin pjesë edhe përfaqësues të Senatit.