DYLON

Eulex, aktakuzë të re kundër Fatmir Limajt

Avatar photo Redaksia

EULEX-i sërish aktakuzë ndaj Fatmir Limajt. Pretendohet se bashkë me katër persona të tjerë përveç shumë veprave të tjera, pretendohet se janë dëmtuar buxhetin e ministrisë së Transportit për së paku 890 mijë euro.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) me akuzat për vepra të ndryshme penale përfshirë –krim të organizuar, përvetësim, lidhje të kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, marrje e mitës dhe vepra të tjera të lidhura me korrupsionin.

EkoHigjiena

“Prokurori pretendon se tre të pandehur kanë manipuluar me procedurat e tenderit, janë marrë me dhënie dhe marrje të mitës dhe me pengim të provuarit në lidhje me administrimin e dy tenderëve në kompetencë të Ministrisë së Transportit. Këta të pandehur pretendohet se i kanë kryer këto vepra për përfitim material personal. Dy të pandehur pretendohet se janë angazhuar në keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike, si edhe në veprën penale të dhënies së mitës. Sipas prokurorit, këto vepra ndodhën më 2008 kur njëri prej të pandehurve punonte si Ministër i Transportit”, thuhet në njoftimin e EUELX-it.

Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro. Ky hetim i përbashkët është kryer nga Departamenti Kundër Korrupsionit i Policisë së Kosovës dhe nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO) dhe është udhëhequr nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.