/Spitali i Përgjithshëm Gjilan – Reparti i Pediatrisë – Spitali Gjilanit çdo dy javë organizon referim të temave të ndryshme për mjekë dhe infermierë. Kjo temë sot prezantohet nga reparti i Pediatrisë, përkatësisht nga Dr. Zijadin V.Hasani, pediatër dhe bashkëpunëtorët e tij.
Sëmundja e Hamburgerit (Hemolytic Uremic Syndrome)-
/temë profesionale e referuar në spitalin e Përgjithshëm Gjilan/
Sindroma hemolitike uremike(sindroma-kompleks, grup simptomash) si quhet profesionalisht kjo sëmundje që karakterizohet me shkatërrim të pllakëzave të gjakut-trombociteve dhe eritociteve-rruazave të kuqe të gjakut dhe shkakton çrregullime të veshkës, duke dëmtuar enët e vogla të gjakut të veshkës. Ndryshe kjo gjendje quhet Sindroma e mishit të pjekur në Skarë(Barbecue) . Zakonisht kjo sëmundje kap moshën ndërmjet 1 dhe 10 vjeç , por mund të prek dhe të rriturit.
Sëmundjen ,kryesisht e shkakton bacteria E.coli(Escherichia coli), gjatë ngrënies së ushqimit që në të ka këtë bakterie. Akuzohen këto ushqime:
Mishi jo i pjekur mirë (psh. Hamburgeri)
Produktet nga shtazët( lopa,dele, dhia ose dreri)
Produktet e papasterizuara të qumështit dhe të lëngjeve.
Simptomet
Sëmundja e Hamburgerit (HUS), paraqitet pas kalimit të “rrufës së barkut”(gastroenteritis) me këto shenja vjellje, barkqitje ujore, shpesh me gjak në të. Pas 3- 10 ditë , HUS(Sëmundja e hamburger), fillon me kë simptome : zbehje e papritur, ngacmueshmëri, shqetësim, ulje të urinimit, mavijosje flakë e kuqe në lëkurë, rënie e shtypjes së gjakut. Kjo sëmundje s’ka mjekim të veçantë.
Trajtimi duhet të bëhet në spital për dëmtimin e veshkës, duke përfshi këtu dializën(largimi i toksinave nga organizmi) ,transfuzione gjaku, mjekimi i tensionit të ultë dhe dietë e veçantë. Fatkeqësisht 4-5 % të pacientë me HUS nuk munden të mbijetojnë nga kjo sëmundje. Vaksinimi kundër helmit të kësaj bakterie është në zhvillim .
Mbrojtja e fëmijëve
Zierja e mishit të shtazëve e shpendëve tërësisht, veçan në restorante, qumështi dhe lëngjet duhet të pasterizohen, mishi dhe ushqimi që prishet duhet vendosur në frigorifer, kurse duart dhe enët e kuzhinës duhet larë mire.