Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka vlerësuar se niveli i sigurisë publike në Kosovë është i mirë dhe mund të krahasohet me vendet perëndimore.
Por, ai ka thënë se siguria kombëtare vazhdon të jetë e kërcënuar.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Selimi ka theksuar se siguria kombëtare është jostabile përderisa Serbia pengon funksionimin normal të institucioneve shtetërore të Kosovës.
Ai i ka quajtur shqetësues skenarët e fundit të improvizimit të krizave humanitare në veri të Mitrovicës.
Sipas Selimit, këta skenarë janë kërcënim për stabilitetin.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më shumë ta demaskojnë çdo propagandë të tillë.
Intervistën e plotë mund ta lexoni te BURIMI “Epoka e re”