Italianët njihen si popull që konsumojnë ushqim të bollshëm por jo të shëndetshëm.
Makaronat janë pjata e tyre e preferuar. Ata janë gjithashtu adhurues të verës së kuqe. Megjithatë italianët, në përgjithësi janë një popull elegant.
Cili është sekreti që edhe pse konsumojnë shumë karbohidrate (makaronat janë një pjatë e pandarë për ta) janë sërish në formë?‘
Kjo ndodh pasi ata kujdesen për trupin vazhdimisht dhe nuk po flasim për palestrën. Shumica e italianëve pasi konsumojnë darkën bëjnë gjithmonë ecje.
Ecja ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe rregullon nivelin e sheqerit’. Kështu që nëse dëshironi të qëndroni në formë zgjidhni të ecni.