DYLON

Ndërron jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Nijazi Uruqi

Ndërron jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Nijazi Uruqi
Avatar photo Redaksia

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreshter i parë, Nijazi Jetullah Uruqi.

Homazhet për nënoficerin e lartë Nijazi Uruqi do të mbahen sot, më 20.09.2019, duke filluar nga ora 12:00-13:00 në kazermën ,, New Born” të FSK-së në Gjilan, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00, në fshatin Bresalc Komuna e Gjilanit, transmeton 2LONLINE.

Nijazi Uruqi ka lindur më 16.03.1975 në fshatin Bresalc- Komuna e Gjilanit.

EkoHigjiena

Nijazi Uruqi u kthye nga kurbeti dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.

Me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Gjashtë të TMK-së.

Nijazi Uruqi, rreshter i parë i FSK-së, ka shërbyer me përkushtim të madh në Regjimentin Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Njaziu një jetë të tërë ia kushtoi Lirisë dhe krijimit të Shtetit të Kosovës.

Nijazi Uruqi ka lënë pas vetes katër fëmijë dhe bashkëshorten.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja, me rastin e ndarjes nga jeta të rreshterit të parë, Nijazi Uruqi, ju shpreh ngushtime familjes, miqve dhe pjesëtarëve të FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.