Komuna e Gjilanit, ka nisur projektin për të bërë buxhetimin me pjesëmarrje.
Në këtë diskutim ishin drejtorë e zyrtarë të komunës, ku u diskutua rreth organizimit të konsultimeve me qytetarë.
Kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të përfshihen në vendimarrje për projektet lokale.
“Disa projekte të reja do të realizohen si rezultat i proceseve buxhetore pjesëmarrëse, ku qytetarët avokojnë për prioritetet e tyre me përfaqësuesit lokal. Qytetarët dhe komuna janë për partneritet për plotësimin e nevojave”, thuhet në njoftimin e komunës.
Inkurajohen qytetarêt që të kenê rolë të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në lagjet e fshatrat e tyre.
Për propozimin e projekteve nga ana e qytetarëve për investime në komuna po bëhet plani për pilotimin e buxhetit me pjesëmarrje.
Së shpejti do të nisin konsultimet me këshillat e fshatrave për realizimin e projekteve sipas kërkesave të banorëve, thuhet në fund të njofitmit. /2LONLINE/