Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se së shpejti do të fillojë sanimi i gjendjes së rrugës në fshatin Shipashnicë e Epërme, e cila kishte mbetur pa u rregulluar për shkak të moskryerjes së punës nga kompania e kontraktuar.
I pari i komunës ka falënderuar banorët e këtij fshati për bashkëpunimin.
“Kjo rrugë në fshatin Shipashnicë e Epërme për rreth 10 viteve ka mbetur e tillë, si rezultat i moskryerjes së punës nga kompania e kontraktuar më parë. Me të marrë shqetësimin e banorëve kemi dalur në terren dhe shumë shpejt do të nisë sanimi i gjendjes në këtë rrugë. Faleminderit banorëve për bashkëpunimin”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/