SC Gjilanit ka triumfuar në ndeshjen e 29-të në Superligë, duke e mposhtur Prishtinën 2:1 në Gjilan.
Ndeshja u shoqërua me tensione, kur në minutën e 50-të të takimit, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj u ndëshkua me karton të kuq.
Menjëherë pas kësaj drame, Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 53-të me anë të Franc Veliut. Epërsinë e dyfishoi sulmuesi i talentuar, Gerhard Progni për 2:0 për të kuqtë nga Gjilani.
Më tej, ndeshja kishte presione të vazhdueshme, por shifrat u ndryshuan në minutën e 81-të, kur Armend Thaqi shënoi gol të bukur për Prishtinën.
Ndeshja u mbyll me këtë rezultat, duke e dërguar Prishtinën në vendin e katërt, ndërsa tashmë pozita e dytë i takon Gjilanit. Pas ndeshjes ka patur edhe incident, me ç’rast është lënduar kryetrajneri i kësaj skuadre, Armend Dallku nga spreji i Policisë dhe futbollisti i kësaj skuadre Lorik Boshnjaku.
Ata po trajtohen në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Me fitoren e sotme skuadra e Gjilanit ngritet në kuotën e 58 pikëve, kurse ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Drenicës në shtëpi.