SC Gjilani ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit për edicionin 2024/25.
“Ditët e para janë shoqëruar me shumë entuziazëm dhe pozitivizëm te futbollistët të cilët janë ritakuar pas pushimit dy javor nga përfundimi i pjesës vjeshtore të kampionatit. Nga 5 janari ekipi ka vijuar me dy seanca stërvitore, derisa në vazhdim priten edhe ekzaminimet mjekësore”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqebardh.
Me grupin janë grumbulluar pjesa më e madhe e skuadrës, derisa futbollistët të cilët festojnë krishtlindjet ortodokse janë lënë të lirë edhe për disa ditë, derisa organika do të plotësohet nga fillimi i javës që vjen, thuhet tutje në njoftim.
Faza e parë përgatitore do të zhvillohet në fushën ndihmëse në Gjilan, derisa nga 15 janari ekipi do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, me ç’rast janë planifikuar të zhvillohen edhe katër duele kontrolluese.
“Ndryshimet brenda grupit do të konfirmohen gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e skuadrës ”kuqebardh”. /2LONLINE/