SC Gjilani ka reaguar pas sulmit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit, teksa u godit gjyqtari anësor, Meriton Berisha.
Klubi “kuqebardh” ka dalë me një qëndrim zyrtar, teksa dënon ashpër dhunën e ndodhur ndaj gjyqtarit Berisha.
Gjithashtu klubi thekson se personat që e sulmuan gjyqtarin Berisha nuk janë pjesë e klubit dhe se me ta po merren organet e drejtësisë.
“KOMUNIKATË ZYRTARE:
Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.
Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngajnë as për së afërmi kulturës së mikëpritjes ndër vite.Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit.
Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë.
Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.
SC Gjilani,
23 tetor, 2019”