Sport Club “Gjilani”, përmes një komunikate ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar.
Në komunikatën zyrtare thuhet se mbyllja e bashkëpunimit tri javë para mbylljes së kampionatit vije pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta.
“Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimriti të vitit 2020 dhe ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përball Tree Pennes në San Marino”, thuhet tutje në komunikatë.
Përndryshe, SC Gjilani ka falënderuar futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadre dhe iu ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll. /2LONLINE.com/