DYLON

Turqia, aleat i fuqishëm i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në

Turqia, aleat i fuqishëm i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Me këtë rast, ambasadori Sakar, i përcolli ministrit Mehaj  urimet e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë Hulusi Akar.

EkoHigjiena

Duke e uruar personalisht për detyrën e ministrit, ambasadori Sakar  i premtoi ministrit Mehaj se Turqia, si një vend mik dhe aleat i fuqishëm i Kosovës, do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.

Nga ana e tij, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së. Të dy u pajtuan që bashkëpunimi  në nivel të ministrive të mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.