Klubi i futbollit, SC Gjilanit ka marrë njoftimin nga departamenti për licencimin e klubeve, se ka arritur kushtet për licencim, për pjesëmarrje në garat e organizuara nga instituti europian për futboll, UEFA.
Qysh nga pranimi i Federatës sonë në instancat më të larta të futbollit si ajo e UEFA-së dhe e FIFA-së, SC Gjilani është licensuar tanimë 3 herë, për pjesëmarrje në garat europiane në kualifikmet për në Europaligë dhe Ligën e Kampionëve, thuhet në njoftimin e klubit.