DYLON

Bajrami: Komunat tjera duhet ta marrin shembullin e Gjilanit për mësimin nga distanca

Bajrami: Komunat tjera duhet ta marrin shembullin e Gjilanit për mësimin nga distanca
Avatar photo Redaksia

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e ka vlerësuar Gjilanin komunë model sa i përket realizimit të mësimit online, duke shtuar se ky model duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera.

Këto komente, Bajrami i ka bërë pas vizitës që sot i ka bërë Gjilanit, ku është pritur nga kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij.

Ajo tha se Gjilani është komuna e parë që e ka filluar mësmin nga distanca, më 16 mars, duke qenë edhe para qeverisë.

EkoHigjiena

“Në Gjilan ka një përdorim të lartë të tri paltformave të Ministrisë së Arsimit, ajo e mësimit në distancë 1-9, edukimi gjithëpërfshirës dhe platforma e edukimit të hershëm. Projekti i mësimit në distancë është i suksesshëm vetëm me bashkëpunimin e plotë me qeverinë komunale. Modeli i Gjilanit duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera”, ka thënë ministrja Bajrami.

Kryetari Lutfi Haziri, pasi e falënderoi ministren Bajrami për vizitën, e ka informuar për mësimin nga distanca, sikurse edhe për aktivitetet kulturore të nxënësve në kohë pandemie, përfshirë edhe ekspozitat online.

“E falënderoj ministren Bajrami, e cila si pjesëtare e Kabinetit ka qenë e angazhuar jashtëzakonisht shumë në segmentin e menaxhimit, jo vetëm mësimit online, por edhe të emergjencave civile. Ajo dhe stafi i kësaj Ministrie kanë bashkëpunuar shumë mirë me Gjilanin dhe na kanë ndihmuar në zgjidhjen e disa cështjeve. Pra, një lloj normaliteti në kohë pandemie”, ka thënë Haziri.

Ministrja Bajrami, ka përgëzuar Gjilanin edhe për funksionimin e mirë të trekëndëshit nxënës – mësimdhënës – prindër.

Pas takimit, kryetari Haziri bashkë me drejtorin Nazim Gagica dhe ministren Bajrami, kanë vizituar kampusin e shkollave të mesme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.